Elon Musk ka trazuar botën sportive duke deklaruar në rrjetin social Twitter se do blinte klubin anglez të futbollit, Manchester United.

Postimi i tij u pasua me një lumë reagimesh nga tifozët anglezë, të cilët e pytën Musk se sa seriozisht e kishte deklaratën e tij. Musk u përgjigj se nuk do e bënte diçka të tillë dhe se po bënte shaka.

Reagimi i tij vjen pasi disa tifozë i kishin kërkuar Musk-ut të blinte Manchester United teksa klubi ndodhet në krizë të thellë rezultatesh pas dy ndeshjeve të para të kampionatit, ku merkato e transferimeve nuk ka qenë cilësore.

Ky ka qenë fillimi më i keq i një sezoni të klubit në më shumë se 100 vjet.

Klubi ka një kapitalizim tregu prej pak më shumë se 2 miliardë dollarë, ndërsa shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX vlen 270 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Manchester United aktualisht kontrollohet nga familja amerikane Glazer, e cila e bleu atë në 2005. Vitet e fundit, tifozët kanë protestuar kundër Glazers për shkak të vështirësive të ekipit në fushë.

Musk aktualisht po përpiqet të përfundojë një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter .

Top Channel