Princi i Kurorës së Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed Al Maktoum, përdori së fundmi metronë në Londër si një qytetar i thjeshtë gjatë pushimeve të tij familjare dhe eksperiencën e ndau edhe me gati 15 milionë ndjekës të tij në Instagram.
Ai ndiqet në rrjetet sociale dhe nga personazhe të famshëm si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba apo ish-kapiteni i kriketit të Anglisë, Kevin Pietersen.
Sheikh Hamdan publikoi një foto në Instagram pa rrobat e tij tradicionale, me veshje të thjeshtë. Interesant ishte fakti që askush nuk e vuri re pranin e një sheiku në metro.
“Këta të varfër as nuk ia kanë idenë se më kë po e bëjnë këtë udhëtim”, shkroi dikush në Instagram.
Top Albania Radio shkruan se ai mund të ketë kaluar pa u vënë re tani, por muajin e kaluar u bë virale një video që tregonte Sheikh Hamdan duke bërë selfie me banorët e Dubait në Londër, të cilët e panë atë në makinën e tij. Videoja u postua nga Ahmad Jaber Al Harbi, një mik dhe shoqërues i rregullt i udhëtimit të Princit të Kurorës, dhe mbishkrimi ishte:
“Një banor i Dubait pa në Londër”. Princi i Kurorës së Dubait njihet gjerësisht si Fazza.
Top Channel