Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Pandi Siku.

Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar dhe pati një karrierë të gjatë me role të spikatura.

Pandi Siku lindi në Tiranë, më 28 korrik. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1972, filloi punë në Teatrin Popullor. Aktiviteti i tij artistik vazhdoi deri më 2001, kur emigroi në SHBA, në shtetin Illinois.

Ka luajtur në teatër, në shfaqjet “Epoka para gjyqit” (rolin e Shpend Dragobisë, 1978), “Furrnalta” (rolin e Bardhit, 1979) më të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në rolet e dyta, “Komunistët” (Rrema, 1981), “Romeo dhe Zhuljeta” (Merkucio, 1987), “Dy zotërinj nga Verona” (Valentini, 1990), “Quo Vadis” (pjesëtar i Korit, 1997), më të cilin fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” për role të dyta.

Filmat ku ka interpretuar: 1971, Kur zbardhi një ditë; 1973, Brazdat (Ademi); 1977, Njeriu me top (Adnan Pinxho); 1977: Një udhëtim i vështirë (Sokoli); 1978: Kur hidheshin themelet (Mani); 1979: Mysafiri; 1984: Fushë e blerte, fushë e kuqe (Misto); 1984: Koha nuk pret (agjent sigurimi); 1987: Këmishët me dyllë (Koburja); 1988: Shpresa (Niko); 1988: Tre vetë kapërcejnë malin (Kico Zgurra); 1990: Fletë të bardha.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel