​NATO i bën thirrje Rusisë të pranojë inspektimin e termocentralit Zaporizhzhia

17/08/2022 18:41

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje sot Rusisë të pranojë inspektimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili ndodhet në Ukrainë dhe është nën kontrollin rus.

“Është urgjentisht e nevojshme të lejohet inspektimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe të garantohet tërheqja e të gjitha forcave ruse”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

“Fakti që forcat ushtarake ruse kanë kapur termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe sigurinë e këtij objekti”, tha Stoltenberg.

“Kjo rrit rrezikun e një aksidenti apo incidenti të mundshëm bërthamor dhe rrezikon popullsinë e Ukrainës, vendet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar”, shtoi ai.

Top Channel