Zelensky telefonatë me Macron, diskutojnë mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhia

16/08/2022 16:48

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka njoftuar me anë të një postimi në Twitter se ka diskutuar  me presidentin francez Emmanuel Macron, në lidhje me “terrorizmin nuklear” të Rusisë.

Zelensky tha se falenderon Macron për ndihmën dhe përsëriti thirrjen për të gjithë vendet e tjera që të vendosin sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas po bën thirrje të njëpasnjëshme për ndihmë vendeve të tjera në mënyrë që të largojë forcat ruse nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia në mënyrë që lufta mos të agravojë në përmasa më të mëdha.

Top Channel