Neville “ngel në klasë” transferimet e bujshme të United pas 2013-ës: Kanë bindur vetëm dy prej tyre

16/08/2022 22:21

Manchester United po përjeton një nga periudhat më të vështira në epokën e Premier League. Vitet e lavdisë dhe të suksesit tashmë duken shumë larg me skuadrën që ka nevojë për një proces të gjatë rindërtimi për t’u rikthyer sërish në nivele kompetitive.

Në këtë mënyrë, ish-mbrojtësi i Manchester United analizoi 33 lojtarët e transferuar në total pas vitit 2013 nga katër trajnerët: David Moyes, Louis Van Gaal, Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer, pa përfshirë transferimet e Ten Hag.

Cuditërisht, futbollistët e vetëm qe kanë marrë notë ‘kaluese’ nga 33 transferimet ishin Zlatan Ibrahimovic dhe Bruno Fernandes. Ibrahimovic erdhi në vitin 2016 me parametra zero nga PSG, shënoi 29 gola dhe kontribuoi në fitimin e dy trofeve të fundit të United: Carabao Cup dhe Europa League.

Ndërkohë, Bruno Fernandes u transferua nga Sporting Lisbon në Janarin e 2020, në periudhën e Ole Gunnar Solskjaer. Portugezi u kthye në një sensacion në “Teatrin e Ëndrrave” ku falë paraqitjeve mbresëlënëse solli energji dhe entuziazëm në skuadër dhe njëkohësisht shfaqi protagonizëm për pozicionimet e skuadrës dy herë radhazi në vendin e 3-të dhe të 2-të në dy por ishte faktor për ekipin edhe për progresin deri në finalen e Europa League në 2021.

Futbollistët që kanë dhënë kontribut mesatar sipas Gary Neville gjatë këtyre viteve kanë qenë: Ander Herrera, Luke Shaw, Nemanja Matic, Fred, Harry Maguire, Edinson Cavani dhe në mënyrë të habitshme Cristiano Ronaldo, pavarësisht shënimit të 24 golave në sezonin e fundit.

Ndërsa lista ishte akoma edhe më e gjatë për lojtarët që kanë zhgënjyer, megjithatë disa nga përzgjedhjet zgjuan reagime të tifozëve që ishin kundër Gary Neville.

Top Channel