Francezët i largohen kishave/ Ceremonitë e dasmave gjithmonë e më shumë laike

16/08/2022 16:58

Në Francë, ceremonitë laike po preferohen gjithnjë e më shumë nga çiftet që lidhjet e tyre duan ta kurorëzojnë në martesë.

David Bazile, një organizues i këtyre ceremonive thotë se po i drejtohen gjithnjë e më shumë çifte.

“Ka qenë një kohë kur dhëndri dhe nusja na thoshin: ne shkonim në kishë më shumë sepse donin familjet. Sot jemi në një epokë kur nusja dhe dhëndri i propozojnë familjes së tyre një mënyrë të re të martesës përmes ceremonive laike. “Roli im, diku, është të balancoj humorin dhe emocionet . Ne duam t’i shohim njerëzit të lumtur”, tha David.

“Nuk kisha dëgjuar më parë  për këto ceremoni, është ndryshe nga ceremonitë që jemi mësuar, Është përvojë mjaft interesante”, tha Keller.

Ceremonia laike është një festë simbolike  dhe e personalizuar e bashkimit mes dy njerëzve që e duan njëri-tjetrin dhe kanë zgjedhur të ndajnë jetën e tyre, pa konotacione fetare apo administrative.

Top Channel