​Macron është i shqetësuar për rrezikun ndaj objekteve bërthamore në Ukrainë

16/08/2022 19:19

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, se është i shqetësuar për rrezikun ndaj objekteve bërthamore në Ukrainë.

Macron shtoi se ai mbështet propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të dërguar një mision në Ukrainë për të hetuar situatën në lidhje me termocentralin bërthamor në Zaporozhzhia, njoftoi Presidenca franceze.

Zelensky ka deklaruar në Twitter se ka folur me Macron në telefon për terrorizmin bërthamor rus në termocentralin bërthamor Zaporozhzhia në Ukrainë.

Zaporozhzhia është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë dhe është nën kontrollin e forcave ruse që nga marsi.

Ditët e fundit, Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza për bombardimin e centralit bërthamor.

Top Channel