Vijojnë sulmet në Kharkiv/ Plagosen pesë persona, dy prej tyre në gjendje kritike

15/08/2022 14:19
Russian rockets launch against Ukraine from Russia's Belgorod region are seen at dawn in Kharkiv, Ukraine, Monday, Aug. 15, 2022. (AP Photo/Vadim Belikov)

Forcat ruse kanë shtuar sulmet në zonat e Ukrainës, ku së fundmi në Kharkiv kanë bombarduar njesitë ukrainase.

Mëngjesin e sotëm ka pasur sulme me raketa në një artileri në jug të qytetit ku të paktën dhjetë raketa u lëshuan nga qyteti rus i Blogrod.

Si pasojë e këtyre bombardimeve u plagosën pesë persona ku katër prej tyre janë në spital, dy nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Në veriun e Ukrainës, administrata ushtarake rajonale e Sumy-t raportoi një rritje të mprehtë në sulmet ndërkufitare të qytetit Seredyno.

Në përgjithësi, forcat ruse vazhdojnë me zjarr të rëndë indirekt në pjesën më të madhe të Donetsk, por kanë bërë vetëm përfitime kufitare territoriale, tha ushtria ukrainase.

Në jug, shumica e zjarrit rus është mbrojtës, pasi ata përpiqen të pengojnë përpjekjet e Ukrainës për të ecur përpara në Kherson, tha shtabi i përgjithshëm.

 

Top Channel