Rrëfehet Ibrahimovic, suedezi tregon “sekretin” e transformimit të Milani-t

15/08/2022 10:00

Milan triumfoi sezonin e kaluar në Itali, me titullin e 19-të kampion, një sukses që mungonte prej 11 sezonesh, pikërisht nga hera e fundit kur Ibra me shokë triumfonin në edicionin 2010-2011.

Sot, 40 vjeç, me një karrierë të pasur, sulmuesi suedez tregon se kur ai u rikthye te “Djalli”,  Milan ishte një barkë në mesin e një deti të trazuar.

”Kur mbylla kontratën me Los Angeles, vendosa të rikthehesha te Milan. Ishin në mesin e tabelës, gjërat kishin ndryshuar dhe Milan nuk ishte më Milan. Këtu gjeta djem të talentuar, por u mungonte dikush që t’i drejtonte, një veteran që mund t’i udhëzonte dhe unë u dhashë gjithçka nga personaliteti im. Gjithçka ndryshoi dhe askush nuk besonte. Ata “djem” tani ishin “burra”. Të gjithë u transformuan. Sot kemi një realitet, deri dje të njëjtët lojtarë, askush nuk i dëshironte, madje i përçmonin, sot të gjithë i duan, madje ofrojnë shuma të larta, të frikshme. Ata kanë vendosur të qëndrojnë dhe të luajnë për këtë fanellë, sepse këtu “rilindën”. E gjithë karriera ime ka qenë e tillë, asnjëherë skam preferuar diçka të gatshme dhe në fund të iki, por kam dashur gjithmonë diçka që t’a ndërtojë nga themelet. Ky Milan tani i ka themelet e ngritura, të sigurta dhe të forta” – u shpreh Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi nga momenti i rikthimit në “San Siro” numëron 74 ndeshje dhe 36 gola, ndërsa në nisje të këtij sezoni, Zlatan është në pritje për të luajtur, pasi vuan nga dëmtimi.

Top Channel