Putin flirton me Kim/ Presidenti rus: Do zgjerojmë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

15/08/2022 13:11

Rusia është zotuar të “zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe” me Korenë e Veriut, kështu tha presidenti i saj Vladimir Putin.

Në një letër dërguar homologut të tij Kim Jong un në ditën e çlirimit të Penianit, Putin tha se kjo  do të ishte në interes të të dy vendeve, që në fakt janë distancuar prej kohësh me Perëndimin dhe SHBA-në.

Kim tha se miqësia midis të dy kombeve ishte krijuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë dhe ishte dhe zhvilluar shekull pas shekulli”.

Sipas tij “bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti” midis dy vendeve “ishte vënë në një nivel  të ri të lartë, në frontin e përbashkët kundër provokimit ushtarak të forcave armiqësore”.

Peniani nuk i identifikoi forcat armiqësore me emër, por termi është përdorur vazhdimisht nga Koreja e Veriut për t’iu referuar SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Në korrik, Koreja e Veriut ishte një nga vendet e pakta që njohu zyrtarisht dy shtete separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, pasi Rusia nënshkroi një dekret që i shpalli ato si të pavarura.

Si hakmarrje, Ukraina ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Penianin.

Top Channel