Një vit nga pushtimi i Afganistanit, talebanët konsolidojnë pushtetin mbi vendin e shkatërruar nga lufta

15/08/2022 15:49

Një vit pas rrëzimit të qeverisë afgane të njohur ndërkombëtarisht dhe marrjes së pushtetit, talibanët kanë konsoliduar kontrollin e tyre të ngushtë mbi vendin e shkatërruar nga lufta.

Grupi ekstremist ka monopolizuar pushtetin, dhe ka burgosur dhe rrahur gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, të cilët kanë protestuar kundër kufizimeve të ashpra të talibanëve e sidomos  për të  drejtat e grave . këto të fundit thonë se po pengohen edhe për tëv drejtën e arsimit.

“Vërtet, gjatë këtij viti janë bërë ndryshime negative në jetët e të gjithë afganëve, veçanërisht për gratë dhe unë jam një prej tyre. Më kanë penguar nga puna dhe gjithçka. Shumicën e ditëve ndihem e trishtuar”- tha Mariam Azimi

 “Në media thuhet se siguria është përmirësuar pasi kanë ardhur talebanët, por nuk është përmirësuar, është përkeqësuar më shumë. Njerëzit po ndalohen në rrugë dhe po plaçkiten, paratë e tyre janë vjedhur.”– tha Mohammad Yasin

Ndërkohë talebanët nga ana tjetër , thonë se janë shumë të lumtur që më në fund u rikthyen, teksa  brohoritën slogane fitoreje pranë ambasadës së SHBA-së në Kabul të hënën,

 “Jam shumë i lumtur që kam ardhur së bashku me miqtë e mi për të festuar pavarësinë dhe humbjen e amerikanëve dhe skllevërve të tyre, Të gjithë miqtë janë këtu dhe të gjithë jemi të lumtur që po festojmë pavarësinë duke qëndruar para ambasadës amerikane.”

Rreth 25 milion afganë tani jetojnë në varfëri – më shumë se gjysma e popullsisë. Dhe, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara deri në 900.000 vende pune mund të humben këtë vit.

Administrata e vendit vazhdon të konsiderohet një qeveri e përkohshme ose autoritet ‘de fakto’ me ministra në detyrë, vendimet e të cilëve mund të rrëzohen nga udhëheqësi suprem shpirtëror i grupit, me qendër në qytetin jugor të Kandaharit.

Top Channel