Dajret e irakut/ Artizanët trashëgojnë traditën edhe në kohën e fabrikave moderne

15/08/2022 13:38

Abdel Rahman, Artizani irakian është ndër të paktën që vazhdon të bëjë dajre tradicionale, të njohur si “def”, në qytetin e Kirkukut, Irak.

Megjithatë, sipas Abdel Rahman, zanati i tij po sheh një rënie të mprehtë sepse askush nuk po punon më në të për shkak të prodhimit masiv dhe përdorimit të pjesëve të bëra nga makineri.

 “Në fillim kam qenë marangoz. Në vitin 1993 kam filluar të punoj në profesionin e prodhimit të dajreve. Punimi i dajreve është një zanat i vjetër tradicional në Irak dhe Kirkuk, por tani profesioni po bëhet komercial dhe pjesët e përdorura në prodhimin e dajreve janë të bëra me makineri,.  nuk është më e punuar me dorë. Megjithatë deri tani unë kam klientë që vijnë tek unë nga të gjitha krahinat e Irakut. Kryesisht shes me shumice.-tha Abdel Rahman-

Në një zonë tjetër të qytetit verior të Irakut, një grup tradicional është ndër të paktët që  përdor instrumentet e punuara mirë të Abdel Rahman për të bërë muzikë ritmike.

 

Top Channel