Zyrtare/ Guindo prezantohet në klubin e ri, zbulohen detajet e marrëveshjes

14/08/2022 22:31

Saliou Guindo zgjedh Emiratet e Bashkuara Arabe për të vijuar karrierën. Sulmuesi që fitoi Këpucën e Artë në Abissnet Superiore sezonin e kaluar, është prezantuar pasditen e sotme në klubin e FC Dibba.

Pasditen e sotme Guindo njoftoi zyrtarisht edhe divorcin me Laçin, duke falënderuar drejtuesit, tifozët dhe stafin teknik të kurbinasve, për kohën e kaluar së bashku.

Saliou Guindo pati oferta edhe nga Hungaria e Kroacia, por zgjodhi të ndhekë paratë, duke u transferuar te klubi që i ofroi më shumë, Dibba.

Top Channel