Superiorja “humb” golat, bomberi i Laçit njofton zyrtarisht largimin

14/08/2022 20:51

Abissnet Superiore humb bomberin më të mirë të sezonit të kaluar, Saliou Guindo e ka mbyllu eksperiencën e tij me Laçin, pasi bashkëpunimi mes palëve përfundonte me eliminimin e bardhezinjve nga Europa dhe marrëveshja nuk u rinovua.

Ishte vetë sulmuesi që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi divorcin me kurbinasit, teksa nuk ngurroi të falënderojë presidentin dhe stafin teknik me të cilin bashkëpunoi gjatë kësaj kohe në Laç.

“Është koha për të thënë mirë u pafshim pas një sezoni fantastik te Laçi. Ishte një eksperiencë madhështore dhe jam krenar që kam dhënë më të mirën time sa herë kam veshur këtë fanellë.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, veçanërisht presidentin Pashk Laska, stafin e trajnerëve, shokët e skuadrës dhe sigurisht fansat e mrekullueshëm për mbështetjen e madhe gjatë këtij viti. Ju uroj më të mirat”, shkroi sulmuesi.

E ardhmja e sulmuesit nuk është vendosur ende, megjithatë burime për SuperSport konfirmojnë se Guindo është në negociata me klube hungareze si Ferencvaros e Ujpest.

Top Channel