Përplasje horror, kampionia e botës dëmton kokën, qafën dhe shpatullat

14/08/2022 14:14

Mynih ka parë të shtunën një pamje të frikshme pas një përplasjeje në garat e çiklizmit për femra, ku disa çikliste u përplasën keq në një kthesë të pjerrët.

Ndërsa shumica e garueseve ishin në gjendje të ngriheshin pas një trajtimi të shkurtër, kampionia e botës, 23-vjeçarja italiane Letizia Paternoster u dëmtua shumë keq.

Nga përplasja Paternoster dëmtoi kokën, qafën dhe shpatullat. Vetëm pas disa minutash kujdes mjekësor në pistë, ajo u nxor jashtë sallës me barelë.

Fillimisht nuk kishte të dhëna për gjendjen e saj shëndetësore, por më pas doli se ajo nuk kishte pësuar fraktura.

Top Channel