Nis kriza Ten Hag-United, trajneri nën vëzhgim intensiv

14/08/2022 08:47

Manchester United ka ngecur dhe duket se nuk po ia del që të marrë rezultate pozitive, ndonëse trajneri Erik ten Hag, u mendua që do të sillte përmirësim të theksuar në rezultatet e skuadrës.

Holandezi është nën vëzhgim intensiv, pasi “Djajtë e Kuq” kanë pësuar disfata në të dyja takimet e para të sezonit 2022-2023 të Premier League, ndaj Brighton me rezultatin 1-2 në javën e parë në “Old Trafford”, si dhe u poshtërua me rezultatin 4-0 në transfertë ndaj Brentfod.

Në javën e ardhshme United do të ketë përball Liverpool-in dhe nëse edhe ndaj “The Reds” nuk merret rezultat pozitiv, stoli i Ten Hag mund të tronditet.

Ky është një fillim katastrofik i sezonit për trajnerin e ri të United, i cili sipas medieve britanike është i dëshpëruar për të sjellë lojtarë të rinj përpara mbylljes së merkatos më 1 shtator.

Top Channel