Radhë të gjata në Kili për të marrë kopjen e draftit të kushtetutës së re të propozuar

13/08/2022 15:45

Në Santiago të Kilit u krijuan  radhë të gjata, teksa njerëzit prisnin të merrnin një kopje të draftit të kushtetutës së re të propozuar të vendit.

i kushtetutës së  re  u hartua gjatë një viti nga një asamble e zgjedhur posaçërisht, prej 154 anëtarësh dhe do të dalë për miratim ,në një referendum më 4 shtator.

“Shumë lajme të rreme, por me këtë libër të vogël tani që sapo më kanë dhënë, do të siguroj veten. Nëse e marr këtu, supozohet të jetë ai që është i duhuri, jo si disa që thonë se po bëhen për nevojat e të tjerëve, pra ky është ai që shpërndan qeveria dhe supozohet të jetë origjinali, legali“, tha Guillermo Figueroa.

“Më duket se është është një tekst shumë i mirë, që garanton të drejta dhe detyrime të qytetarëve që janë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe që nuk janë të shkruara në kushtetutën tjetër (aktuale), ndaj për mua, sipas meje, është thelbësore që kjo Kushtetutë të miratohet”, tha Camille François.

Teksti, i shitur për 3.8 dollarë, kryeson gjithashtu renditjen e librave më të shitur.

Top Channel