Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh provat, pas plagosjes së 45-vjeçarit në Kuçovë.
I plagosuri A.B.,banues në lagjen “1 Maji” ndodhet në Spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i plagosjes nga autori apo autorët, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre
“Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, sipas policisë.
Top Channel