Mot i keq në Spanjë/ Era shemb skenën e një festivali, një i vdekur dhe 17 të plagosur

13/08/2022 11:24

Një person ka vdekur dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur kur erërat e forta shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në një festival në Spanjë.

Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë.

Festivali i njohur i muzikës elektronike, i planifikuar të zgjaste deri të dielën, tani është pezulluar.

Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit në orët e para të së shtunës.

Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h.

“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo.”

Top Channel