Me mijëra peshq të ngordhur në lumin Oder, Gjermania akuza Polonisë

13/08/2022 13:34

Mijëra peshq të ngordhur janë gjetur përgjatë lumit Oder që rrjedh midis Polonisë dhe Gjermanisë, teksa zyrtarët në të dyja anët e kufirit paralajmërojnë për një katastrofë ekologjike dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë larg ujit.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki e quajti incidentin “jashtëzakonisht skandaloz”, duke shtuar: “Ata që janë përgjegjës për të do të ndëshkohen rëndë”.

“Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht, urojmë mos të jetë ndotur uji me merkur siç thonë, pasi kjo do të thotë se lumi do të mbetet i ndotur për një kohë të gjatë. Shumë peshkatarë do të humbisnin punën e tyre dhe ekosistemi këtu do të shkatërrohej”, tha Michael Tautenhahn.

Peshkatarët filluan të vunë re probleme në zonë në fund të korrikut. Polish Water, organi qeveritar përgjegjës për ujërat e brendshme, tha se të paktën 10 tonë peshq të ngordhur janë gjetur përgjatë lumit dhe madje ushtria polake u thirr për të ndihmuar në largimin e tyre.

Sipas tyre se testet fillestare treguan prani të substancave toksike në lumë .

Transmetuesi gjerman RBB tha të enjten se “nivele të larta të merkurit” u gjetën në mostrat e ujit nga Oder. Ndërsa të enjten, ministria e mjedisit e shtetit gjerman të akuzoi Poloninë se po e mban problemin të fshehtë.

Po ashtu edhe ambientalistët polakë akuzojnë qeverinë se po përpiqet të injorojë këtë çështje, që mund të marrë përmasa edhe më të rënda.

Top Channel