“Djajtë e Kuq” kontaktojnë me Wanda Naran, ja pse mund të kryhet transferimi i Icardit

13/08/2022 20:35

E ardhmja e Mauro Icardit mund të jetë në Angli te Manchester United.

Sulmuesi argjentinas, pjesë e PSG-së aktualisht, por jashtë planeve të trajnerit Galtier, po kërkon një destinacion të ri. Nga Argjentina TycSports shkruan se “Djajtë e Kuq” janë të interesuar për ish-sulmuesin e Interit, pasi hoqën dorë nga Marco Arnautovic. Man. United mund të humbasë edhe Marcus Rashford, për të cilin ka interesim konkret nga PSG.

Media në fjalë shkruan se drejtuesit e “Djajtë e Kuq” kanë nisur kontaktet me Wanda Naran, bashkëshorten dhe menaxheren e Mauros, e cila është shprehur se kërkesat për “klientin” e saj janë të shumta. Në fakt, duket shumë e vështirë që të ketë shumë ekipe të intersuara për faktin se paga e Icardit është shumë e lartë.

Interesi i PSG-së për Rashford mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje edhe për Icardin, për të cilin thuhet se mund të transferohet edhe të Monza në Serinë A apo tek Galatasaray në Turqi./ Super Sport

Top Channel