Prej ditësh të tëra Franca dhe Portugalia nuk po gjejë paqe nga flakët masive që kanë djegur tashmë me mijëra ha  sipërfaqe pyjore dhe dhjetëra shtëpi.

Frika po rritet sidomos në Francën jugperëndimore pasi flakët kanë çuar në evakuimin e të paktën 10,000 njerëzve.

Zjarrfikësit në rajonin Gironde pranë Bordo thanë se përhapja e zjarrit ishte disi më e kufizuar gjatë natës për shkak të ngadalësimit të shpejtësisë së erës, por kushtet për frenimin e zjarrit mbetën të pafavorshme. Efekte

Të ushqyer nga thatësira dhe temperaturat e larta, deri më tani flakët kanë  shkatërruar pothuajse 7000 hektarë tokë dhe pyje pishe.

Franca është në mes të valës së saj të katërt të të nxehtit këtë vit, ndërsa vendi përgatitet për atë që qeveria paralajmëroi se është thatësira e saj më e keqe në histori. Temperaturat në rajonin Gironde pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius të premten. Efekte

Më shumë se 360 ​​zjarrfikës dhe 100 automjete të specializuara tokësore u dërguan nga Gjermania, Rumania, Polonia dhe Austria, duke iu bashkuar mbi 1000 zjarrfikësve francezë tashmë në terren. Efekte

Ndërkohë zjarret vazhdojnë të djegin për të pestën ditë radhazi masivin pyjor të Parkut Natyror Serra da Estrela, në Portugalinë qendrore. Mjetet dhe zjarrfikësit  e dislokuar nuk mjaftojnë për të vënë nën kontroll flakët që kanë  shkatërruar tashmë mijëra hektarë në zonë.  Efekte

Edhe në Kaliforni disa vatra zjarri po rrezikojnë sipërfaqen rreth liqenit Quail,  të zhvilluara në formë spirale, ato mund të marrin përmasa tejet të rrezikshme.

Top Channel