Video/ Përfshihet nga flakët superjahti me vlerë 20 mln dollarë, tymi pushton brigjet e ishullit spanjoll

12/08/2022 11:54

Një superjaht 20 milionë dollarësh, në pronësi të një shefi kompanie, me vlerë më shumë se 400 milionë dollarë, është përfshirë nga flakët në brigjet e një ishulli spanjoll. 

Anija 150 metra e gjatë u përfshi nga zjarri pasditen e së enjtes në Cala Saona, në perëndim të ishullit mesdhetar të Formentera, vetëm një muaj pasi iu dorëzua pronarit të saj.

Rojet bregdetare spanjolle dërguan dy varka shpëtimi për të shuar zjarrin, pasi nëntë pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit në bordin e Aria SF braktisën anijen pas një përpjekje të dështuar për të shuar zjarrin. Megjithatë fatmirësisht nga ky zjarr nuk kishte asnjë person të lënduar.

Pronari i superjahtit 61-vjeçari Paolo Scudieri, është kryetar i prodhuesit të komponentëve të brendshëm të makinave Gruppo Addler, i cili u themelua nga babai i tij Achille në vitin 1956, dhe vlera e tij neto thuhet të jetë rreth 410 milionë dollarë.

Babai i katër fëmijëve Scudieri, i cili jeton në Napoli, është ambasadori i Monakos për Turizmin dhe themeluesi i një grupi që zotëron 19 restorante në Itali.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel