U përpoq të hynte i armatosur me forcë në zyrën e FBI-së në Ohio, qëllohet për vdekje 42-vjeçari

12/08/2022 11:01

Një burrë i armatosur i veshur me veshje të blinduar, u vra ditën e sotme në Ohoi, pasi tentoi të hynte më forcë brenda zyrave të FBI-së.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes në Cincinnati dhe u qëllua nga policia pas një përplasjeje disa orëshe në një zonë rurale në afërsi të zyrave të FBI-së.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit i thanë mediave amerikane se po shqyrtojnë nëse ky person që njihet si Ricky Shiffer, 42 vjeç kishte ndonjë lidhje me grupet e ekstremit të djathtë.

Kreu i FBI tha se dhuna dhe kërcënimet kundër agjencisë duhet të jenë thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët.

Policia nuk e ka identifikuar zyrtarisht të dyshuarin e vrarë në Ohio të enjten dhe nuk ka komentuar motivin e tij gjatë konferencave të lajmeve.

Zyrtarë të paidentifikuar të zbatimit të ligjit thanë për mediat amerikane se i dyshuari mund të ketë qenë i pranishëm në ndërtesën e Kapitolit në Uashington në ditën e trazirave të vitit të kaluar nga mbështetësit e Trump, megjithëse ai nuk u akuzua për ndonjë krim në lidhje me çrregullimin.

 

Top Channel