Gjyshja “fluturuese”, 93-vjeçarja në sfidën e saj të pestë në ajër

12/08/2022 13:56

Shumica e njerëzve në të 90-at i kalojnë ditët  në shtëpitë e tyre me familjen dhe me pak aktivitete, por  Betty Bromage 93 vjeçe, ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj, duket më aktive se kurrë.

Ajo përfundoi  me sukses sfidën e saj të pestë të fluturimit, që nuk është një sport për të  gjithë  .

93-vjeçarja qëndroi e qetë në majë të mjetit fluturues ndërsa ishte e lidhur në mënyrë të sigurt gjatë gjithë fluturimit.

“Ishte e mrekullueshme, një eksperiencë shumë ndryshe“, i tha ajo BBC, pasi u ul në tokë.

Bety shpjegoi se e ndërmori nismën për të mbledhur fonde për bamirësi.

Për herë të parë ajo nisi të bënte aktivitete të ngjashme për bamirësi, në moshën 80-vjeçare.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel