Gjuetia e ndaluar e midhjeve! Në Itali luftë zhytësve që mbledhin “dateri”

12/08/2022 14:58

Në brigjet shkëmbore të Adriatikut të Italisë jugore, dy zhytës nga GDF hyjnë dhe dalin në ujërat blu, nën vështrimin kureshtar të pushuesve.

Ata nuk kërkojnë as thesar të groposur, as mallra kontrabandë por prova të gjuetisë së ndaluar të disa midhjeve mjaft të veçanta, gjuetia e egër e të cilave po shkatërron vijat bregdetare të Italisë.

“Ne nuk po flasim vetëm për një gjuetar, zakonisht ata janë 3. Ajo që bëjnë është kjo: njëri vëzhgon, një person i dytë qëndron midis shkëmbit dhe ujit që ndihmon peshkatarin të zhytet , i cili përdor  çekiçë dhe daltë për të nxjerrë midhjet. Ne nuk ndjekim penalisht vetëm gjuetarin por edhe ndërmjetësin që shpesh ndërvepron mes peshkatarit dhe pronarit të restorantit që dëshiron të blejë këto midhje ,dhe sigurisht edhe këtë të fundit. Sigurisht që preket edhe klienti sepse nëse nuk ka më interes për të blerë këto midhje , atëherë i gjithë sistemi mund të ndalet”, tha Arcangelo Raffaele Gennari.

Raffaele Gennari, i GDF thotë se në këtë periudhë çmimi i midhjeve është nga 160 deri në 200 euro për kg, ndaj dhe kjo i shtyn më shumë gjuetarët të shkojnë pas tyre.

“Është një treg shumë i veçantë sepse ata operojnë në një situatë sekreti maksimal, përndryshe do të ishte shumë më e lehtë për ne t’i ndalonim këta peshkatarë. Është një treg mjaft joshës për ta , duke marrë parasysh edhe çmimin e lartë të tyre”, tha Genbnnari.

Ndërsa Francesco Sancineto, komando i këtij operacioni vë theksin tek shkatërrimi që këta gjuetarë po i bëjnë vijës bregdetare me aktivitetin e tyre të paligjshëm

“Dëmi i parë dhe gjithashtu më i dukshëm që mund të shohim është copëtimi i shkëmbit, por e dyta dhe jo më pak e rëndësishme është shkretëtirëzimi që krijon në bregdet heqja e midhjeve. biologët kanë konstatuar se peshkimi i midhjeve do të thotë që asnjë specie tjetër biologjike nuk do të përhapet në atë zonë”, u shpreh Sanineto.

Cikli i ngadaltë i rritjes së këtyre  midhjeve, që duan gati tre dekada për t’u rritur vetëm pesë centimetra, e bën dhe më të vështirë situatën pasi, do të thotë se pasi të merren, ato nuk zëvendësohen shpejt.

Top Channel