Autori Salman Rushdie, i cili kërcënohej prej kohësh me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike”, është sulmuar me thikë në një skenë në shtetin e Nju Jorkut.

Rushdie, shkrimi i të cilit u pasua me kërcënime me vdekje nga Irani në vitet 1980, u sulmua sot në mëngjes teksa ishte gati të jepte një leksion në perëndim të Nju Jorkut.

Dëshmitarët thonë se e panë autorin duke vrapuar në skenë dhe duke e goditur me thikë autorin e njohur. Aktualisht autori i dyshuar është ndaluar nga policia.

Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas sulmit ndaj autorit.

Por kush është Salman Rushdie?

Romancieri me origjinë indiane mori famë me veprën ‘Midnight’s Children’ në 1981, ku shiti mbi një milion kopje vetëm në MB. Por libri i katërt i Rushdie, në 1988 – Vargjet Satanike, e detyroi atë të fshihej për plot nëntë vjet.

Romani surrealist, post-modern, “Vargjet Satanike”, është ndaluar në Iran që prej atij viti, pasi ngjalli shumë  zemërim dhe muslismanët e konsiderojnë atë si blasfemi.

Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një  dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie. Madje është ofruar një shpërblim prej 3 milion dollarësh për këdo që vriste Rushdie.

Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e ngriti shpërblimin për Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Dhjetra njerëz vdiqën në dhunën që pasoi botimin e veprës, përfshirë edhe përkthyes të vrarë të veprës.

Shpërblimi mbi kokën e Rushdie mbetet aktiv, megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i ‘Khomeinit’.

Autori, i cili ka nënshtetësi britanike dhe amerikane, është një avokat i zëshëm i lirisë së shprehjes dhe ka mbrojtur veprën e tij në disa raste.\

Salman Rushdie prej vitesh kishte hequr dorë nga eskorta dhe nuk u kishte dhënë rëndësi kërcënimeve që vinin në adresë të tij.

75-vjeçari kishte njoftuar se do publikonte në 2023 librin e tij të ri. Romani i tij i fundit është «Quichotte» ndërsa në vitin 1981 ka fituar cmimin Booker Prize me romanin fëmijët e mesnatës.

Top Channel