Skulptura nga kripa, artistja izraelite që bën art në Detin e Vdekur

11/08/2022 12:59

Një artiste izraelite Sigalit Landau i ka habitur të gjithë me artin  e saj, ajo krijon skulptura prej kripe në ujërat e Detit të vdekur.

Skulpturat janë përgjithësisht objekte të përditshme të veshura me kristale kripe që shkëlqejnë në diellin e ndritshëm të mëngjesit.

“Sot, këtu po shihni një lloj objekti që është bërë nga tela me gjemba. Pra, ajo që po shikoni janë në fakt gjembat, të cilat janë shumë kërcënuese dhe të mprehta të krijuara nga kripa. Duket e lehtë, por është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht e rëndë. Pra, këto ujëra janë me të vërtetë si një laborator. Më pëlqen të mos kem kontroll mbi gjithçka dhe këtë ma ka mësuar Deti i vdekur”, tha Landau.

Landau zhyt objektet, nga një fustan baleti te korniza e telit të një abazhuri, për javë të tëra në det derisa ato të transformohen në mënyrë magjike nga shtresa kripe, të ngjashme me akullin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA