Realiteti i hidhur është vetëvrasës në Iran! Gratë duhet të testohen nëse janë të virgjëra para martesës

11/08/2022 17:22

Virgjëria para martesës është vlerë jetike në Iran, ku pjesa më e madhe e burrave kërkojnë çertifikatë virgjërie para se të martohen me një grua.

Një gjë e tillë konsiderohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një akt kundër të drejtave të njeriut, megjithatë një gjë e tillë as nuk merret pë bazë në Iran.

Pas fejesës, shumë gra shkojnë te mjeku dhe bëjnë një test që vërteton se nuk kanë bërë kurrë marrëdhënie seksuale, edhe pse sipas OBSH nuk ka asnjë testim shkencor që mund ta vërtetojë diçka të tillë.

Kjo lloj situate ka bërë që shumë vajza në Iran të bijnë në depresion, ku shumë prej tyre kanë tentuar edhe vetëvrasjen.

Historia e Merjemes është realiteti i shumë grave në Iran, ku natën e parë të martesës bashkëshorti e akuzoi që nuk ishte e virgjër. Ai e ofendoi aq shumë bashkëshorten sa ajo mori disa pilula me të cilat tentoi të vriste veten. Fatmirësisht u dërgua në kohë në spital dhe i shpëtoi vdekjes. Pas kësaj ajo bëri një test për t’I vërtetuar bashkëshortit se kishte qenë e virgjër dhe testi rezultoi i njëjtë me atë çfarë Merjemi kishte thënë prej kohësh.

Ky realitet në Iran është një vlerë që është e rrënjosur thellë në konservatorizmin kulturor. Megjithatë gjatë muajve të fundit një ideologji e tillë ka filluar të zbehet por gjithsesi ka akoma shumë meshkuj që kërkojnë vërtetim virgjërie para martesës.

 

 

Por kohët e fundit gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Gratë dhe burrat në të gjithë vendin kanë bërë fushatë për t’i dhënë fund testimit të virgjërisë.

 

 

Top Channel