Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin Rruga nëpër Cristalina, Brazil është në mes të tropikëve, por fushat në të dyja anët duken sikur janë të mbuluara me borë — për shkak të bimëve të pambukut që shtrihen deri në horizont.
Bimët të ndërthurura me fushat e misrit dhe sojës po lulëzojnë në heshtje aty: duke u përballur me vëmendjen negative mbi ndikimin mjedisor të industrisë së agrobiznesit, fermerët po i kthehen gjithnjë e më shumë pambukut dhe po adoptojnë teknika të qëndrueshme për ta prodhuar atë. Brazili është tani furnizuesi i dytë më i madh në botë i pambukut, pas Shteteve të Bashkuara .
Marcio Portocarreiro: Ne kemi filluar procesin e edukimit të prodhuesve të pambukut në vitin 2005, duke futur protokollet e certifikimit dhe prej atëherë kemi punuar dhe futur sfida të reja: mjedisore, marrëdhëniet e punës dhe praktikat e mira bujqësore në përgjithësi. Sot kultivuesi është i vetëdijshëm se duke prodhuar pambuk të qëndrueshëm ai ka një treg të garantuar që vjen për të blerë këtë produkt, sepse kërkesa është shumë më e lartë se oferta botërore e këtij pambuku.
Jo më pak se 84 për qind e pambukut të rritur në gjigantin bujqësor të Amerikës së Jugut është certifikuar nga Better Cotton Initiative (BCI), një grup ndërkombëtar jofitimprurës për të promovuar bujqësinë e qëndrueshme të pambukut.
Industria po përpiqet të përmirësojë imazhin ndërkombëtar të bujqësisë braziliane, të njollosur nga një histori e gjatë pune të skllevërve, përdorimit të rëndë të pesticideve dhe shkatërrimit të pyjeve tropikale të Amazonës .
Top Channel