Çmimet e benzinës në SHBA bien nën 4 dollarë për herë të parë, që nga marsi

11/08/2022 13:12

Çmimi mesatar i benzinës me pakicë në SHBA ra nën 4 dollarë të enjten për herë të parë në disa muaj, duke i dhënë mundësinë të ndihen më të lehtësuar shoferëve.

Çmimet e benzinës arritën kulmin në 5.02 dollarë në qershor. Kjo kosto e lartë frenoi shpenzimet dhe çmimet gjithashtu kanë rënë pasi frika e tregut për kufizime të rënda në furnizim janë zbehur që kur Rusia pushtoi për herë të parë Ukrainën në shkurt.

Rënia e fundit e çmimit mund të ndihmojë administratën e presidentit Joe Biden dhe demokratët në Kongres ndërsa afrohen zgjedhjet afatmesme.

Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë disa hapa për të frenuar çmimet e naftës pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

“Ka ende shumë punë për të bërë, por çmimet po bien dhe Presidenti do të vazhdojë t’u bëjë thirrje prodhuesve vendas dhe ndërkombëtarë të naftës që të rrisin prodhimin në mënyrë që çmimet të vazhdojnë të ulen,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në fillim të kësaj jave.

Prodhimi i naftës në SHBA është rritur me rreth 500,000 fuçi në ditë këtë vit .

Top Channel