Video/ Joe Biden nuk i ndal gafat, tenton t’i japë dy herë dorën senatorit amerikan por…

10/08/2022 17:28

Një video e presidentit amerikan i cili tenton t’i japë për të dytën herë dorën senatorit Chuck Schumer brenda 5 sekondave, është bërë tashme virale në rrjet.

Sikurse duket edhe në video, senatori Schumer përgatitet të dalë në podium për të folur dhe shtrëngon duart me Joe Biden  dhe më pas me pjesën tjetër të audiences.

Mirëpo diçka nuk shkon me Biden, i cili me qëndrimin e tij duket se po pret sërish një shtrëngim duarsh. Në fakt, ai ka shtrirë dorën dhe po përpiqet të kuptojë se çfarë ka ndodhur saktësisht 5 sekonda më parë, nëse u takuan apo jo.

 

Joe Biden është i njohur për gabimet e tij në publik, sidomos kohëve të fundit.

Top Channel