Putinit i kthehet “boomerang”/ Një njesi ushtarake e fuqishme i kthen shpinën, rusët luftojnë kundër rusëve

10/08/2022 16:56

Megjithëse lufta Rusi-Ukrainë ka marrë përmasa të mëdha, shumë rusë nuk do e donin diçka të tillë.

Për këtë arsye një grup ushtarësh rusë kanë krijuar të ashtuquajturin “Legjioni I Lirisë së Rusisë, që në mars të këtij viti, të cilët mbajnë anën e Ukrainës dhe ishin gati të shkonin në luftë kundër vendit të tyre.

“Mendova se ose do të vdes si pushtues dhe vrasës, ose do të vdes me ndërgjegje të pastër, kështu që ndryshova anë”, tha ish-ushtari rus 26-vjeçar, i cili u bë anëtar i Legjioni, i cili kërkoi t’i drejtohej me emrin e tij të kohës së luftës – Arni.

Përveç ish-ushtarëve, legjioni me sa duket përbëhet nga rusë që udhëtuan në Ukrainë së bashku me të huaj të tjerë për të luftuar me ushtrinë ukrainase në muajt pas pushtimit. Është një nga njësitë e shumta – nga gjeorgjianët tek bjellorusët – që vepron si pjesë e Legjionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes të Ukrainës, i cili u krijua nga Kievi në fillim të luftës.


Megjithatë, ndryshe nga njësitë e tjera kombëtare, Legjioni i Lirisë së Rusisë është i mbuluar me fshehtësi – nga numri i saktë i anëtarëve deri te vendi ku luftoi – dhe disa madje pretendojnë se mungesa e informacionit sugjeron se është pak më shumë se një projekt PR ukrainas.

Në atë që u përshkrua si një “manifest”, legjioni u zotua në prill për të luftuar për një “Rusi të re” dhe për të hequr qafe “regjimin diktatorial të presidentit rus Vladimir Putin”.

 

 

Top Channel