Hetimi për mashtrim/ Donald Trump nuk i përgjigjet pyetjeve të Prokurorit: Ka qëllim politik

10/08/2022 17:44

Ish-Presidenti I SHBA-ve Donald Trump ka zgjedhur t’u përgjigjet me heshtje pyetjeve të Prokurorit të Përgjithshëm të NewYork ditën e sotme, ku ka përmendur të drejtën e shfrytëzimit të Amendamentit të Pestë kundër vetë-inkriminimit në lidhje me hetimin shumëvjeçar të mashtrimeve me bizneset e tij.

Me anë të nëj deklarate të publikuar në rrjete sociale, Trump e ka quajtur hetimin e James si një ekspeditë peshkimi hakmarrëse dhe egoiste dhe pretendon se një gjë e tillë është e përdorur politikisht.

“Rrjedhimisht, nën këshillën e avokatit tim dhe për të gjitha arsyet e mësipërme, nuk pranova t’u përgjigjem pyetjeve në bazë të të drejtave dhe privilegjeve që i jepen çdo qytetari sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Prokurorja e Përgjithshme e Neë Yorkut, Letitia James, ka kërkuar depozitimin për më shumë se gjysmë viti, ndërsa Trump dhe dy nga fëmijët e tij, Donald Trump Jr. dhe Ivanka Trump, kundërshtuan thirrjet e gjykatave të Neë Yorkut. Ata përfundimisht u urdhëruan të ulen për tu pyetur dhe në fillim të këtij muaji Trump Jr dhe Ivanka Trump u morën në pyetje.

Avokatët e zyrës së James kanë thënë në gjykatë se hetimi i tyre ka mbledhur prova se Trump dhe kompania e tij kanë përdorur “pasqyra financiare mashtruese”, duke rritur aktivitetet  ndërsa kërkonin kredi dhe mbulim sigurimesh dhe duke ulur vlerën e tyre për të ulur detyrimin tatimor.

Trump dhe kompania kanë mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat për keqbërje.

Avokatët e zyrës së James kanë treguar gjatë seancave të shumta gjyqësore këtë pranverë dhe verë se hetimi është afër përfundimit.

Marrja në pyetje e ish-presidentit vjen në një kohë kur FBI hyri të hënën në shtëpinë e tij në Florida, Mar-a-Lago, duke marrë dokumente si pjesë e një hetimi për trajtimin e materialeve të klasifikuara nga Trump.

Një juri e madhe federale që heton trazirat e 6 janarit 2021, në Kapitol po shqyrton komunikimet midis disa prej aleatëve më të ngushtë të Trumpit dhe të një gjykatësi në Georgia.

 

Top Channel