Forcat Ajrore të Ukrainës: Shkatërruam një duzinë aeroplanësh ushtarakë rusë

10/08/2022 16:42

Gati një duzinë me aeroplanë ushtarakë është shkatërruar nga Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës në shpërthimet në një aeroport në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

“Duke gjykuar nga pamjet që kemi parë në rrjetet sociale, është e qartë se depoja e municioneve të tyre është goditur”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore, Yuriy Ihnat.

Bombarduesit Su-34 dhe aeroplanët Su-24 si dhe helikopterë të shumtë u goditën dhe u shkatërruan.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi nga ana tjetër se shpërthimet ndodhen për shkak të municioneve dhe se nuk kishin lidhje me jashtë, megjthatë kjo nuk është verifikuar.

 

Top Channel