Balena e bllokuar në lumin Sena, 6 orë operacion për ta nxjerrë në një vend të sigurt

10/08/2022 13:25

Balena e vogël që ishte bllokuar  në lumin Seine në Francën veriore për më shumë se një javë u nxor nga uji herët të mërkurën në një operacion të rrezikshëm shpëtimi, teksa autoritete paralajmëruan se ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Pas gati gjashtë orësh punë nga dhjetëra zhytës dhe shpëtues, balena që peshonte 800 kg u ngrit nga lumi me një rrjetë dhe vinç rreth orës 4:00 të mëngjesit (02:00 GMT) dhe u vendos në një maune nën kujdes të menjëhershëm të një duzine veterinerësh.

Balena e bardhë një specie e mbrojtur që zakonisht gjendet në ujërat e ftohta të Arktikut, iu nënshtrua një kontrolli shëndetësor dhe u dërgua drejt qytetit bregdetar të Ouistreham.

Pas kësaj ajo do të mbahet në një mjedis specifik me ujë deti  ku do të vëzhgohet për disa ditë përpara se të lëshohet në det të hapur.

Balena katër metra e gjatë u pa më shumë se një javë më parë duke u nisur drejt Parisit dhe u bllokua rreth 130 kilometra  në brendësi të Kanalit në Saint-Pierre-la-Garenne në Normandi.

Top Channel