Rusët kryejnë sulme në afërsi të centralit të Zaporizhzhia! Tre të vrarë dhe 23 të plagosur

09/08/2022 16:51

Tre persona janë vrarë dhe 23 të tjerë kanë marrë lëndduar nga një sulm I forcave ruse në afërsi të ccentralit bërthamor të Zaporizhzhia.

Sipas guvernatorit të Dnirpterovsk, Valentyn Reznichenko, rusët kanë shkrepur mbi 120 raketa nga sistemi raketor Grad në jug të qytezës Nikopol.

Disa ndërtesa dhe objekte pranë qendrës industriale janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.
“Vazhdimisht po informojnë botën për shantazhin që po e bëjnë rusët me centralin bërthamor, për granatimet dhe minat e vendosura në Zaporizhzhia”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Rusia nuk i kushton rëndësi brengave tona. Katastrofa bërthamore e Çernobilit në një reaktor; në Zaporizhzhia mund të ndodhë në reaktorin e gjashtë”, shtoi Zelensky.

Këto komente vijnë në kohën kur Rusia dhe Ukraina po akuzojnë njëra-tjetrën, për një sërë granatimesh mbi centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Ky central kontrollohet nga rusët të cilët pasi filluan pushtimin rus në Ukrainë, ia mësynë Zaporizhzhia dhe prej atëherë po i mbajnë dhunshëm brenda centralit punonjësit ukrainas.

Top Channel