Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e vërshimeve në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul.

Agjencia për motin në këtë shtet ka thënë se në disa zona ka rënë sasia më e madhe e shiut në 80 vjetët e fundit.

Në zonën Dongjak të kryeqytetit jugkorean, është raportuar për më shumë se 141.5 milimetra shi brenda orës – njëherësh shifra më e lartë prej vitit 1942.

Sipas zyrtarëve për motin, shiu pritet të vazhdojë edhe disa ditë.

Të paktën 163 njerëz në Seul kanë mbetur pa streha të sigurta dhe janë duke qëndruar në shkolla dhe objekte tjera publike, ka raportuar agjencia jugkoreane, Yonhap.

Presidenti jugkorean, Yoon Suk-yeol, u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë që të evakuojnë banorët nga zonat me rrezik të lartë, si dhe u ka bërë thirrje bizneseve që t’iu mundësojnë punëtorëve orar fleksibil, për shkak të trafikut të dendur nëpër rrugë./ Radio Evropa e Lirë

Top Channel