Reshje të dendura shiu në Korenë e Jugut/ Tetë të vdekur dhe disa të zhdukur

09/08/2022 17:13

Tetë persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Kryeqytetin e Koresë së Jugut, në Seul, pas shirave të dendur që përmbytën shtëpi e gjithaçka që gjetën përpara.

Qindra njerëz janë evakuuar nga kryeqyteti ndërsa ka mungesë totale të energjisë elektrike.

Ministria e Brendshme dhe për Siguri e Koresë së Jugut tha se tre nga ata që vdiqën ishin bllokuar në një gjysmëbodrum të përmbytur. Nëntë të tjerë u lënduan dhe të paktën shtatë persona mbeten të zhdukur, tha ministria.

Që nga mesnata e së hënës me orën lokale, pjesë të Seulit panë gjithsej 422 milimetra shi, duke i shtyrë autoritetet të ngrenë alarmin më të lartë të nivelit 3 të emergjencës.

Qyteti regjistroi 141.5 milimetra shi në orë – shkalla më e lartë që kur autoritetet filluan të mbanin të dhëna.

Top Channel