Festa e Ashures/ Shitët kujtojnë martirizimin e nipit të profetit

09/08/2022 15:31

Miliona sheitë, nga Irani në Afganistan dhe Pakistan, festojnë Ditën e Ashures këtë të hënë, një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e tyre fetar.

Mijëra besimtarë u mblodhën në kryeqytetin e Libanit, Beirut si dhe në kryeqytetin e Irakut, Baghdad në ceremoninë e përvitshme mortore, e cila zgjat 10-ditë dhe përkujton vrasjen e Imamit Hussein, nipit të profetit Muhamed, 7 shekuj më parë.

Në Irak, mbështetësit e klerikut sheit irakian Moqtada Sadr morën pjesë në ritualin e gjakderdhjes “Tatbir” si një akt zie për të përkujtuar ditën e Ashurës, ndërsa pjesa tjetër e besimtarëve ishin mbledhur në qytetin e shenjtë të Karbala, pikërisht aty ku u vra edhe në një betejë nipi i profetit Muhamed.

Ndërkohë në Afganistanin e drejtuar nga talebanët, forcat e sigurisë ishin në gatishmëri të lartë për çdo rast dhune. Në të kaluarën, sulmet e përgjakshme e kanë dëmtuar festivalin në të gjithë Lindjen e Mesme, pasi ekstremistët sunitë që i shohin sheitët si heretikë e shfrytëzojnë ditën e shenjtë për të synuar tubime të mëdha vajtuese.

Sheitët përfaqësojnë mbi 10% të 1.8 miliardë myslimanëve të botës dhe e shohin Huseinin si pasardhësin e ligjshëm të Profetit Muhamed. Vdekja e Huseinit në betejë në duart e sunitëve në Qerbela, në jug të Bagdadit, rrënjosi një çarje të thellë në Islam dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të luajë një rol kyç në formësimin e identitetit sheit.

Mbi 1340 vjet pas martirizimit të Huseinit, Bagdadi, Teherani, Islamabadi dhe kryeqytete të tjera të mëdha në Lindjen e Mesme u stolisën me simbole të devotshmërisë dhe pendimit sheit: flamuj të kuq për gjakun e Huseinit, tenda funerale simbolike të zeza dhe veshje të zezë për zi, procesione burrash dhe djem që shprehin entuziazëm në ritualin e rrahjes së gjoksit dhe vetes me zinxhirë e thika.

Top Channel