Situata në zonën e Bukmirës vijojnë të mbetet problematike, pasi zjarret vijojnë të jenë aktive.

Deri më tani janë djegur disa hektarë me vreshta rrushi dhe bimësi.

Për momentin po ndërhyhet nga toka me zjarrfikësit dhe forcat ushtarake, ndërsa nga ajri me një helikopter.

Banorët kanë dalë nga banesat e tyre, ndërsa e gjithë zona është e mbushur me tym.

Situata në këto momente duket më e qetë, ndërsa po vijon puna për shuarjen e flakëve.

 

Top Channel