Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Tamarë-Koplik të Malësisë së Madhe, ku një fugon ka humbur kontrollin dhe janë lënduar pasagjerët.

Mjeti tip “Benz” drejtohej nga 51-vjeçari me iniciale M. K., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin dhe më pas ka përfunduar në anë të rrugës.

Të lënduar kanë mbetur shtetasit: Z. G. 80 vjeç, Gj. P. 64 vjeç , Xh. Rr. 23 vjeç, D. V. 32 vjeç, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Malësi e Madhe/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tamarë-Koplik mjeti tip Benz, furgon, me drejtues shtetasin M. K. 51 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë furgoni është batuar në një anë në rrugë.

Si pasojë janë lënduar lehtë pasagjerët, shtetasit Z. G. 80 vjec, Gj. P. 64 vjec , Xh. Rr. 23 vjec, D. V. 32 vjec, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas janë larguar në banesa.

Grupi hetimor vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel