Shoferi “fluturoi” nga xhami i parë/ Detaje të reja nga aksidenti në Kroaci, pelegrinët po udhëtonin për në Medjugore

06/08/2022 11:02

Të mbijetuarit e aksidentit fatal në Kroaci mëngjesin e sotëm e kanë përshkruar ngjarjen e rëndë si një film horror, ku thanë se shoferi fluturoi nga xhami i përparmë i autobusit e më pas gjithçka u përmbys.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat dhe zjarrfikëset, të cilët kanë thënë për mediat se nuk e kishin përjetuar kurrë diçka të tillë.

Kryeministri polak ka reaguar mbi ngjarjen ku ka bërë me dije se personat në autobusë ishin pelegrinë që po udhëtonin për në vendin e shenjtë të Medjugores.

Aksidenti ndodhi orët e para të mëngjesit ku autobusi u përplas me një mur duke shkaktuar 12 viktima dhe 34 të plagosur. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mendohet se drejtuesi ka humbur kontrollin si pasojë e pagjumësisë.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel