Turistja britanike vdes nga përplasja e barkave në Turqi, partneri i plagosur rëndë në aksidentin horror (fotot)

05/08/2022 15:59

Një 44 vjeçare britanike ka humbur jetën dje dhe partneri i saj është në gjendje të rëndë pas përplasjes në brigjet e plazhit të Marmara në jug të Turqisë.

Barka e tyre u përplas me një tjetër taksi ujore ku udhëtonin katër turistë të tjerë të cilët pësuan plagë të lehta.

Policia ende nuk ka përcaktuar shkakun e përplasjes por raportimet vendase sugjerojnë se kapiteni i barkës së shpejtë te viktimes nuk e kishte mendjen në drejtimin e mjetit teksa mjeti tjeter nuk ishte ne levizje.

Në barkën taksi lundronin katër turistë, dy britanikë dhe dy vendas.

Imazhe të largëta nga kamerat e sigurisë kishin kapur përplasjen e barkës së viktimës me barkën taksi që qëndronte e palëvizur në ujë.

Pamje të tjera nga mediat lokale tregonin barkën e shëtitjeve në breg me një pjesë të madhe të përparme të shkatërruar nga impakti.

E përditshmja turke Super Haber tha e kapiteni turk nuk kishte liçencë për të lundruar dhe po hetohet për vrasje nga pakujdesia.

Barka taksi po çonte turistët nga Marmaris drejt Turunç, një qytezë e vogël pesë milje më larg.

Përplasja fatale ndodhi para hotelit me pesë yjë Elegance në Marmaris.

FOTO GALERI
2/8
Barka e tyre u përplas me një tjetër taksi ujore ku udhëtonin katër turistë të tjerë të cilët pësuan plagë të lehta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA