Rufeja godet parkun pranë Shtëpisë së Bardhë/ Humbin jetën dy persona, dy të tjerë në gjendje kritike

05/08/2022 18:14

Një rrufe e fuqishme ka goditur ditën e sotme parkun në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Uashingon, ku humbën jetën dy persona ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Turistët Donna Mueller, 75 vjeçe, dhe James Mueller, 76, ishin mes katër të shtruarve në spital në gjendje kritike pasi u goditën nga rrufeja në sheshin Lafayette mbrëmjen e të enjtes, tha policia vendore.

Më vonë u bë i i ditur lajmi tragjik që çifti ndërroi jetë, ndërsa dy personat e tjerë mbeten në gjendje kritike për jetën.

“Ne jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e jetës pas goditjes së rrufesë në Lafayette Park. Zemrat tona janë me familjet që humbën të dashurit dhe ne po lutemi për ata që ende luftojnë për jetën e tyre,” sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Muajin e kaluar një efektiv i ushtrisë u vra nga rrufeja dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një stërvitjeje në bazën Fort Gordon Army në Georgia, SHBA.

FOTO GALERI
3/4
Viktimat u gjeten rreth 30 metra larg statujes se Andrew Jackson

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA