Recesion? Ende larg, 528,000 vende pune u shtuan në SHBA gjatë korrikut

05/08/2022 18:28

Rritja e vendeve të punës në SHBA u përshpejtua papritur në korrik, duke e ngritur nivelin e punësimit përsëri në nivelin e tij para pandemisë, dëshmia më e fortë kjo, se ekonomia ende nuk ishte në recesion.

528,000 vende pune u shtuan në korrik dhe shkalla e papunësisë ra në 3.5%, sipas të dhënave të lëshuara nga Byroja e Statistikave të Punës të premten.

Raporti tregoi gjithashtu se punëdhënësit vazhdonin të rrisnin pagat për punëtorët. Punësimi i përgjithshëm i fuqishëm në muajt e fundit kundërshton kushtet tipike për një recesion, sipas ekspertëve të ekonomisë.

Ndërsa një ritëm më i shpejtë i punësimit mund të gëzojë disa ekonomistë dhe amerikanë të zakonshëm, sinjali i forcimit të kërkesës për punë mund të ushtrojë më shumë presion mbi rezervën federale amerikane për të mbështetur rritjen e saj agresive të normave të interesit.

Në takimet e fundit, banka qendrore ka rritur normën e saj bazë të interesit me 0.75%, rritje dramatike .

Pavarësisht një sërë rritjesh të kostos së huamarrjes që synojnë të ulin çmimet, inflacioni jo vetëm që ka vazhduar, por edhe është përkeqësuar.

Të dhënat e publikuara muajin e kaluar treguan se çmimet u rritën me 9.1% në qershor që përbën normën më të lartë të inflacionit në më shumë se katër dekada.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA