Këngëtari Rod Stewart, 77 vjeç, nis pushimet me gruan Penny Lancaster në jahtin $300 000/ javë në Toskana (fotot)

05/08/2022 16:29

Këngëtari britanik Rod Stewart dhe bashkëshortja Penny Lancaster dukej se kishin nisur banjën e diellit të pushimeve të tyre teksa u panë të relaksoheshin në një jaht luksoz në brigjet e ishullit italian të Elba.

Dikur rokeri tashmë 77 vjeçar, dhe gruaja e tij oficere policie, 51 vjeçe, besohet se po kalojnë pushimet në jahtin St David, ne mjetin gjigant ku mund të lundrojnë e banojne 12 njerëz, me një kosto prej rreth 300 000 dollarë qera në javë.

Rod bënte banjë me një palë rrobabanjë të verdha që evidetonin abronxaturën e tij, ndërsa  Penny kishte një kostum banjë me motive florale, me syze dielli dhe një kuti plastike në qafë ku mbante të sigurt celularin e saj.

Çifti shiheshin gjithashtu duke u relaksuar një në kamerdare me ajër bashkë me dy djemtë e tyre Alistair, 16 vjeç, e Aiden, 11.

Rod mbante gjithashtu një kapele të bardhë teksa notonte me të shoqen pranë jahtit.

Barka e tyre gati 70 metra e gjatë e prodhuar nga grupi italian Benetti, ka gjashtë kabina për të ftuar dhe mund të akomodojë 14 anëtarë ekuipazhi.

Me Penny e Rod ishin dhe vajzat e tij Kimberly, 42 vjeçe, Ruby, 35, e Renee Stewart, 30, që po pushonin me familjen.

Djemtë e tij Sean, 41 vjeç, e Liam Stewart, 27, ishin bashkë me fëmijët që ai ka me Penny, Aiden, 11 vjeç e Alastair, 16.

Rod ka fëmijët Kimberly e Sean me ish-gruan Alana Stewart, bijën Ruby me ish-modelen Kelly Emberg, kurse Renee Liam nga ish-e dashura Rachel Hunter.

Familja e madhe mbanin të informuar ndjekësit e tyre për pushimet me foto e informacione në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
2/10
Ata u panë të relaksoheshin në një jaht luksoz në brigjet e ishullit italian të Elba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA