Mbretëresha britanike pritet të mbajë zi për mikeshën e saj të fëmijërisë Lady Myra Butter, që vdiq javën e shkuar, njoftonin mediat vendase.
Britanikja Lady Butter ishte pasardhëse e mbretit Car Nikola i Rusisë dhe i poetit Pushkin teksa raportohet se vdiq “paqësisht” në Londër në moshën 97 vjecare, thuhej në njoftimin e vdekjes së saj.
Lady Butter ishte në faqet e para të gazetave këtë vit kur mori një medalje Pushkin me dekret personal nga Presidenti Putin.
Por ajo njihej më shumë për rolin e saj në rrethin e ngushtë të mbretëreshës dhe miqësinë me ish-bashkëshortin e saj Duka i Edinburg.
Mbretëresha angleze kishte marrë pjesë në martesën e saj me majorin David Butter në vitin 1946, me të cilin lindën pesë fëmijë.
Në mars Lady Butter tha për The Times se kishte kthyer medaljen e dhënë nga Rusia në mes të luftës në Ukrainë, duke thënë se megjithse rrënjët e saj janë atje, “lulfta është e padurueshme”.
Top Channel