Pas ndezjes së qirinjve në Ministrinë e Brendshme, protestuesit i janë drejtuar kryeministrisë, në shkallët e së cilës gjithashtu kanë ndezur qirinj.
Të gjithë qytetarët kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Ramës, ku shprehen se pa drejtësi nuk ka qetësi.
Ata tashmë kanë lënë Kryeminsitrinë për t’ju drejtuar presidencës, pasi mendojnë se edhe presidenti është përgjegjës për këtë tragjedi. Nuk dihet ende nëse destinacioni i radhës do të jetë Drejtoria e Policisë apo marshimi do të mbyllet.
Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.
Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli. Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Top Channel